Gazetari Baton Haxhiu ka kërkuar nga kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj që t’ua kthej qytetarëve të Republikës së Kosovës, 50 mijë euro me të cilat i pagoi anëtarët e Komisionit të ri për demarkimin e kufirit me Malin e Zi.
Ai në emisionin Zona B, emisionin të cilin e drejton vetë, ku të ftuar kishte Tomor Celajn, ish- zëdhënës i Komosionit të kaluar për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, ka thënë se ka dështuar komisioni i Bulliqit.
“Kryeministër na i kthe 50 mijë euro. Ato para me të cilat i ke paguar anëtarët e Komisionit nuk janë arsyetur, dhe si të tilla duhet t’u kthehen taksapaguesve”, tha ai, raporton Gazeta Blic.
Haxhiu ndër të tjera ka thënë se pret që deputetët ta thonë fjalën e tyre, e të mos ndikohen nga raporte pa fakte sikurse këto të Shpejtim Bulliqit.
Haxhiu ka kërkuar nga profesorët e tjerë të Gjeografisë që ta thonë fjalën e tyre në lidhje me këtë cështje kaq të njdeshme.