Kroatët tallen keq me serbët: Katalonia “zemra e Serbisë”

  05 Oct 2017

Zyrtarë të Beogradit po deklarohen çdo ditë për gjoja mbrojtje të sovranitetit të Spanjës. Arsyeja është e qartë: Ky solidarizim i Beogradit me Madridin kundër Katalonjës, është përpjekje për shpagim borxhi ndaj Spanjës e cila ende s’e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Një faqe kroate në Facebook, “Croatiaball”, ka ironizuar me këtë qasje të Beogradit dhe për efekt humori parullën shoviniste serbe “Kosova- zemër e Serbisë” e ka zëvendësuar me “Katalonja – zemër e Serbisë”.