fbpx

Kriminelët kinezë ekzekutohen me vdekje para mijëra spektatorëve (VIDEO)

  18 Dec 2017

Dy gjykata kineze i kanë ekzekutuar dhjetë kriminelë përballë mijëra personave mes të cilëve edhe shumë fëmijë.

Dhjetë kriminelët, të cilët u gjykua se ishin dillerë droge, vrasës dhe plaçkitës, u raportua se u ekzekutuan menjëherë në një vend ekzekutimi në Lufeng, në Kinën Jugore, raporton ‘DailyMail.com.

Kjo është hera e tretë që gjykatat kineze kanë vendosur që të ekzekutojnë kriminelët në publik, që nga qershori i këtij viti.

Kjo bëhet me qëllim të edukimit të publikut për të mos kryer krime të tilla. Por, mediat kineze e kanë quajtur këtë ngjarje si çnjerëzore dhe fyese.

Këto forma të penalitetit janë praktikuar dikur edhe në Evropë, por në fillim të shekullit XX ato u ndaluan sepse nuk e arrinin qëllimin e edukimit të publikut. Madje shumica e vendeve evropjane e kanë të ndaluar dënimin me vdekje.

https://youtu.be/71bjmImhHIg