fbpx

Kriminelët e veriut i rrahën policët e Kosovës (Foto)

  07 Oct 2017

Disa serbë po regjistronin popullsinë e veriut, e duke ditur se kjo është joligjore, kanë vepruar Policia e Kosovës.

Por, reagimi i Policisë hasi në një rezistencë të organizuar, e madje përrfundoi edhe me të rrahura ndaj policëve kosovarë nga rreth 60 persona që po ndodheshin në objektin e Kryqit të Kuq në veri.

Ndërkohë, Metro nga burime brenda Policisë mëson se kush ishte pjesë e këtij grupi që tani do të përballen me ‘sulm ndaj personit zyrtar’. Bëhet fjalë për udhëheqësit e krimit në veri si Milan Radoicic e Predrag Vukosavljevic, të cilët aksionin ndaj policisw e kryen në bashkëveprim më disa persona që në veri njihen si ‘Bradonje’(Mjekrroshat).

E të gjithë këta serbë që sulmuan dhe rrahën zyrtarët policor, shërbejnë nën një ombrellë, e që është udhëheqsi i krimit në veriun e Kosovës, Zvonko Veselinovic, shkruan gazetametro.net.

‘Janë pjesë e grupit të Zvonko Veselinovicit. Këta janë që kanë shkaktuar probleme por edhe shkaktojnë akoma për ta ndihmuar Listën Serbe për të fituar në veri’, ka thënë burimi i Metros.

Por, këta persona nuk janë të panjohur për publikun, pasi kërkohen zyrtarisht nga shteti serb, e në të njëjtën kohë ata në një mënyrë edhe i shërbejnë interesave të tyre në Kosovë. Kjo pasi, siç mëson Metro nga burime në Policinë e Kosovës, ata krijojnë probleme dhe presion për qytetarët serbë të veriut për të votuar Listën Serbe, e që dihet se ajo punon për interesa të Beogradit në Kosovë.

Madje, njerëzit e njëjtë ishin të dyshuar edhe për sulmin ndaj ish-ministrit në Qeverinë e Kosovës, Jabllanovic.

Po ashtu, Metro kishte raportuar për ‘kokat e krimit’ që kishin marrë pjesë në fushatën e Listës Serbe ne qershor, pjesë e të cilëve janë edhe të përmendurit më lartë, gjë që tregon se lidhjet janë të kahershme dhe mirë të organizuara.