fbpx
Krasniqi- Kurtit: Kur t’ka ikë zemra, kot mundohesh me mbetë gjallë përmes stentave

Krasniqi- Kurtit: Kur t’ka ikë zemra, kot mundohesh me mbetë gjallë përmes stentave

  11 Mar 2019

Pas disa javësh pauze, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti u është rikthyer përsëri aktiviteteve politike. Së fundmi ai ka mirëpritur angazhimin e Dr. Irfan Daullxhiut në subjektin e tij. 

E ndërkohë, këto ‘lëvizje’, nuk i kanë bërë aspak përshtypje Frashër Krasniqit nga PSD, shkruan Indeksonline. 

Sipas tij, Kurti kot po mundohet të mbetet gjallë.

“Kur t’ka ikë zemra, kot mundohesh me mbetë gjallë përmes stentave”, ka shkruar Krasniqi krahas fotografisë. 

Kujtojmë faktin se Krasniqi vetëm disa muaj më parë e kishte idol shpirtëror Kurtin, derisa për të njëjtin tashmë duket se nuk ka pikë mëshire. 

Ndryshe, Kurti për disa ditë rresht ka qenë i shtrirë në QKUK pasi që ishte diagnostikuar me bronkopneumoni. /Indeksonline/