KQZ publikon formularet qe tregojne rezultatet e sakta ne Istog!

  18 Dec 2017

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar kopjet e skanuara të Formularëve të Përputhjes së Rezultateve nga procesi i rivotimit për kryetar të komunës së Istogut.

Kjo nuk është një shpallje e Rezultateve Përfundimtare, por janë vetëm formularë të cilët janë plotësuar në Vendvotim, më 17 dhjetor, njofton KQZ, përcjellë Klan kosova.

“Rezultatet Përfundimtare do të shpallen pas numërimit të votave me kusht; votave përmes postës; votave të personave me nevoja të veçanta dhe pas përfundimit të të gjitha procedurave në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve”, thuhet në komunikatë.

http://www.kqz-ks.org/sq/lajme/Details/390

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.