KQZ flet për votat që do ta ndryshonin rezultatin, por që nuk u morën parasysh

  19 Dec 2017

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duke dashur të sqarojë qytetarët lidhur me numrin e votave me kusht; votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave përmes postës nga rivotimi për Kryetar të Komunës së Istogut, ka thënë se aty kanë qenë 481 vota me kusht dhe vota të personave me nevoja të veçanta dhe 24 vota të cilat kanë ardhur përmes Postës.

“Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, pas përfundimit të procedurave të konfirmimit, jo të gjitha këto vota kanë përmbushur kriteret ligjore për t’u numëruar”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

“Pas përfundimit të kësaj procedure, në QNR, është vërtetuar se nga numri i përgjithshëm (481) i Votave me Kusht dhe Votave të Personave me Nevoja të Veçanta që i plotësojnë kriteret ligjore janë 309 të tilla, ndërsa 172 vota janë refuzuar. Kurse, nga numri i përgjithshëm (24) i Votave përmes Postës, pas procedurave është konfirmuar se të gjitha i plotësojnë kriteret ligjore”, thuhet më tej aty.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.