“KQZ bëri gabime, Haki Rugova është fitues në Istog”

  17 Dec 2017

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar në lidhje me rezultatet preliminare në Istog.

Sipas Kujtim Shalës nga LDK, fitues në Istog është Haki Rugova.Ai thotë se sipas rezultateve që ka kjo parti, Gani Dreshaj është i dyti.

“KQZ në rezultatet preliminare ka bërë dy gabime, një në Dubravë dhe një në Llukafcë të Begut. Sipas rezultateve tona dhe që janë pa gabime fitues del të jetë Haki Rugova me 9986 vota, ndërsa kundër kandidat i ka 9931 vota”, ka thënë Shala.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.