KQZ afër fundit të numërimit, këto janë rezultatet në të gjitha komunat (Live)

Qytetarët e Kosovës një ditë më parë për zgjedhjen e përfaqësuesve të tyre në nivel lokal.

Por, pas procesit zgjedhor për pushtet lokal, të mbajtur më 22 tetor në Kosovë, rezultatet preliminare tregojnë se disa nga komunat e Kosovës, do garojnë edhe për një raund tjetër zgjedhor.

Sipas rezultateve aktuale, 19 komuna pritet të shkojnë në balotazh.

KQZ po vazhdon me numërimin e votave, ndërsa në shumë komuna numërimi i votave ka shkuar afër fundit.

Në Prishtinë nga 236 qendra të votimit janë procesuar 205, apo 86,86% e votave janë numëruar. Shpend Ahmeti ka 43.84 %, ndërsa Arban Abrashi 36.37 %.

Në Prizren, Shaqir Totaj i PDK me 29.66 %, ndërsa Mytaher Haskuka i VV-së, me 22.43 %.

Në Pejë prinë Gazmend Muhaxheri i LDK-së me 50.35 %, i pasuar nga Fatmir Gashi i AAK-së me 31.91 %.