Kosovaret vazhdojnë të paguajnë rrymën për serbet e veriut

  30 Sep 2017

Sipas një vendimi të gjykatës Themelore të Prishtinës në fillim të këto muaji, përmes së cilit ZRRE urdhërohet të pezulloj vendimin e saj me anë të cilit qytetarët kosovar duhet paguajnë rrymën e harxhuar për komunat serbe në veri.

Kjo ankesë në Gjykatën Themelore është paraqitur nga Avokati i Popullit, i cili në fillim të muajit maj kishte nxjerrë një raport me anë të cili vërtetohej se për rrymën e harxhuar nga tri komunat veriore janë dukë paguar pjesa tjetër e banorëve kosovar, shumë kjo e cila llogaritet të jetë mbi 8 milion euro.

Ndërkaq Indeksonline mëson se ZRRE-ja nuk mund ta pezulloj një vendim të tillë për faktin se ky institucion i pavarur ka mbetur pa bord i cili është i ngarkuar të marrë vendime të tilla.

Qeveria e cila konsiderohet të është në ditët e saj të para, ende nuk ka arritur të konstituoj bordin e e këtij institucioni, andaj vendimi i ZRRE-së i 6 shkurtit të vitit 2012 nr_399_2012, është ende duke u aplikuar.

ZRRE për më shumë ka theksuar se Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) e ka të pamundur qasjen në veri të vendit dhe se humbjet që shkaktohen në veri nga ISSH konsideron si “humbje politike”, që janë jashtë kontrollit të OSSH dhe se OSSH nuk mund të kryej funksionet e veta për shkak të kostos së lartë të këtyre humbjeve, gjë të do të rrezikonte furnizimin e rregullt me energji elektrike në të gjithë vendin.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.