Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë, Veljko Odaloviq ka thënë se Guinea Bissau dhe Surinami janë dëshmi që Prishtina zyrtare po manipulon me numrin e njohjeve të pavarësisë së Kosovës.
Ai ka thënë për një televizion serb se për Serbinë një gjë e tillë është shumë e rëndësishme, transmeton Indeksonline.
“Guinea Bissau dhe Surinami janë dëshmitë e fundit që Prishtina ka manipuluar me listën e vendeve që kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Për ta kjo mund të jetë normale, por për ne kjo çështje është shumë e rëndësishme”, ka thënë Odaloviq.