Kosova sot voton në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave.
Që nga ora 7:00 e mëngjesit qytetarët u janë drejtuar kutive të votimit në komunat e caktuara, shkruan lajmi.net.
Të drejtën e çdo qytetari për të votuar kanë shfrytëzuar edhe artistët, kurse këngëtari i parë që ka njoftuar se e kreu obligimin e tij për votë është Korab Shaqiri.
Në rrjete sociale, Korabi ka publikuar një video derisa po afrohej në vendvotim, ndësa mbishkrimi që i ka lënë është “Dhe vota ime shkon per….?”, duke lënë ndjekësit të japin opsione se për kë votoi ai.
Kujtojmë që 4 muaj më parë, Korabi ka publikuar këngën “Gjamë” në duet me Bim Bimmën