“Kontributi i Zekës në kohën e luftës në Kosovë ishte madhështor
Ish-luftëtari i UÇK-së, Kamer Elezaj, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka treguar për luftën e UÇK-së, e ndër të tjera ka treguar edhe kontributin e madh që deputeti Milaim Zeka ka dhënë në këtë luftë sa ishte gazetar, përmes xhirimit të dokumentarëve të cilët kanë shërbyer që shumë njerëz ta shohin se çfarë maltretime po bënte ushtria serbe mbi popullatën kosovare, shkruan Parrotlla.net. Kamer Elezaj, po ashtu thekson se Zekës këtë punë ia kishte besuar edhe familja Jashari, e cila atij i kishte dhënë filmime personale të tyre për ta njoftuar opinionin evropian me atë që po ndodhte në atë kohë në Kosovë. Ndër të tjera, Elezaj shton se në luftën e fundit Zeka ka qenë pjesëmarrës në luftën e Koshares dhe xhirimet që i ka bërë në këtë luftë i ka shpërndarë pastaj Televizioni i njohur BBC. Televizioni BBC, thotë ai, është televizion serioz dhe transmetimet që i bën nëse nuk i paguan, nuk i transmeton ngase nuk i konsideron pronë të tij, por konsiderohen propagandë. E, këto transmetime kanë shërbyer që e tërë bota ta shohë gjendjen në Kosovë gjatë kohës së luftës.
Ky është postimi i plotë i Kamer Elezajt në Facebook:
Epopeja e Jasharëve ishte kthesa më e madhe në historinë e Kosovës, një zgjim i vërtetë i të gjitha forcave përparimtare të popullit shqiptar.
Një flijim heroik i një familje nga Prekazi që i tregonte popullit të Kosovës rrugën që duhej ndjekur për të arritur lirinë.
Ky kumbim i ndërgjegjes kombëtare shqiptare jehojë kudo në botë dhe të gjithë shqiptarët që mendonin për lirinë, kush më shumë e kush më pak, mblodhën të gjitha fuqitë e tyre për tu radhitur krahë kësaj force të re që po formësohej dhe që u ngrit si feniks përmes rënies heroike të familjes Jashari.
Shumë shqiptar të gjendur në pjesët e ndryshme të Evropës u përpoqën me të gjitha forcat e veta të përhapnin lajmin e Luftës së Prekazit, që ishte lajmi i fillimit të vërtetë të Luftës për Liri të Kosovës. Shumë gazetarë shqiptar e të huaj u munduan të sqaronin këtë vepër të madhe, të paparë ndonjëherë në historinë tonë, këtë flijim hyjnor të shqiptarëve për liri.
Dhe të shumtë ishin ata që bënë mrekulli për shpërndarjen dhe përhapjen e këtij kushtrimi por pjesa e luanit në këtë punë i takon një gazetari që atë kohë fati e deshi të jetonte në Stokholm. Falë kontakteve të tij të krijuara me vite në botën e mediumeve masive në Skandinavi dhe falë bashkëpunimit të tij me lëvizjen për lirinë e Kosovës dhe personalisht me familjen Jashari ishte ai që i dha zjarr këtij lajmi dhe e bëri të njohur këtë vepër në gjithë Evropën. Ka një arsye të thellë përse njerëzit e lëvizjes dhe vetë familjarët e Jasharëve ia besuan këtij njeriu gjithë ato filmime private të familjes Jashari, filmime që u përdorën për të njoftuar opinionin evropianë me këtë ngjarje.
Këto filmime u përdorën për të bërë filmin dokumentarë I Vdekuri i gjallë, kushtuar Adem Jasharit, i vdekuri i gjallë që ecte mes nesh të gjallëve të vdekur.
Ky dokumentar ka qenë një vepër monumentale e asaj kohe, e shfaqur në shumë e shumë qytete të Evropës që ndezi shumë e shumë zemra shqiptare dhe bëri që shumë e shumë burra të marrin rrugën e kthimit në Kosovë për të luftuar për lirinë dhe nderin e popullit të vetë, për nderin dhe sakrificën e Adem Jasharit.
Të gjithë njerëzit kanë arritjet e veta më të mëdha, kjo mendojë se ishte arritja më e madhe e mikut tim të vjetër Milaim Zekës, dhe unë si shok i tij i vjetër dëshiroj ta falënderoj posaçërisht për këtë vepër madhështore që bëri atëkohë, se nga modestia nuk kam pasur mundësi ta falënderoj ndonjëherë.
Ka shumë njerëz që merren me cikërrima dhe flasin për biletat e paguara për të parë atë film por unë mendoj se shumë nga ne nuk e kuptojmë vlerat e shoqërisë perëndimore. Në perëndim çdo vepër e madhe arti apo kulture duhet të paguhet me lekë apo euro, diçka që të jepet falas në botën perëndimore nuk vlerësohet, gjërat e falura vlersohen si propagandë, filmat e Koresë së veriut dhe veprat e udhëheqësit të Koresë veriore jepen falas në perëndim por askush nuk i lexon as nuk i shikon. Po dëshiroj ta shpjegoj një gjë të tillë ngase po dëgjojë shumë akuza për mikun tim dhe veprën e tij të dytë më të madhe një veprimtarin e tij, pjesëmarrjen në Luftën e UÇK-së në Koshare, ku dhe është plagosur dhe falë fatit ka shpëtuar. Edhe atje ka bërë regjistrime dhe ka shpërndarë këto regjistrime përmes televizioneve ndërkombëtare siç është BBC. Është një meritë e tij e madhe që BBC i ka marrë incizimet e tij dhe e ka bërë të njohur këtë luftë në tërë botën. BBC është një televizion serioz që paguan për gjërat që merr. Po ti merrte incizimet pa para as që do i kishte transmetuar, se nuk do i konsideronte pronë të saj, do i konsideronte propagandë, dhe BBC nuk transmeton propagandë, propagandën që e transmeton e quan reklamë dhe për të merr pagesë. Shumë njerëz duhet ta kuptojnë si funksionojnë mediumet masive ndërkombëtare para se të bëjnë komente pa kripë për punët e mira të njerëzve.
Nuk ka njeri pa gabime shoku im, por për këto gjëra të jesh krenar, janë kryevepra të kohë, dhe dashtë Zoti të kesh fituar sa më shumë për to, se asnjë gjë e keqe nuk vjen nga ai fitim.