fbpx

Konjufca: Sapo çuat duart për t’ua dhënë 6 milionë euro grupeve kriminale

  26 Oct 2017

Lëvizja Vetëvendosje ka votuar kundër procedurave të përshpejtuar për ta rishqyrtuar propozimin për ndryshim të buxhetit.

E këtë e ka arsyetuar deputeti i Glauk Konjufca. Ai ka thënë se interesei i Qeverisë është që ky buxhet të kalojë sa më shpejt me disa ndryshime të dëmshme.

“Mos të harrojmë, këtu pak më parë u votua një buxhet për të cilin Kosova detyrohet t’u paguajë grupeve kriminale, të cilat përmes aferave korruptive e kanë dëmtu Republikën e Kosovës, ju sapo i çuat duart tuaja për me ua dhënë 6 milionë euro grupeve kriminale. Prandaj, ne nuk kemi se si të bëhemi pjesë e këtyre punëve tën dryta, të cilat prej qeverisjes së kaluar po i vazhdon edhe kjo e tashmja”, ka thënë Konjufca.