Konjufca: Qeveria u krijua për t’i rehatuar dostat, Teuta Rugova e Zafir Berisha janë ‘siguresat’ e saj

  02 Oct 2017

Shefi i Grupit parlamentar i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca  tha se seanca e jashtëzakonshme është dashur të mbahet para tri javëve.

“Kur qeveria Mustafa e shpërfillte opozitën me 30 deputetë, Haradinaj e kundërshtonte këtë, ndërsa tash e bën vet, dhe kjo bëhet nga njerëzit parimor dhe i gjykojnë proceset sipas pozicionit që e ka”, tha Konufca.

Ai tha se qeveria Haradinaj ka shpikur ministri për t’i rehatuar personat e tyre.

“Këtu kemi ministri që janë shpikë me akomodu dosta. Nga frika që kur të hiqen deputetët që bëhen ministra, atëherë vijnë me radhë deputetë nga partitë tjera, PDK është detyru që asnjë deputet mos me bë ministër”, shtoi Konjufca.

Ai tha se edhe disa vota ‘të sigurta’ për Qeverinë të cilat sipas tij, janë si lloj ‘siguresash’. Për këto vota, Konjufca e përmendi Teuta Rugovën e Zafir Berishën.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.