Konjufca, PDK-së: Nga frika e Gjykatës Speciale jeni në gjendje me kallë Kosovën

  23 Nov 2017

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka reaguar ndaj Grupit Parlamentar të PDK-së, të cilët bojkotuan seancën e sotme të Kuvendit për shkak të dyshimeve për korrupsion në misionin e EULEX-it.
 Konjufca ka thënë se lëshimi i seancën me këtë arsyetim është i padrejtë, raporton lajmi.net.

“Vet fakti që iu dha fjala PDK-së për me lshu seancën është e padrejtë. Ata folën kundër EULEX-it, kjo i bjen se po kanë frikë që po afrohet gjykata speciale. Kur Vetëvendosje fliste kundër Speciale dhe i ftonte PDK-në për mos me u themelu këta na nxirrnin jashtë, tash na ftojnë për me dal kundër kur në atë kohë kanë qenë të gatshëm dhunshëm me na nxjerr nga kuvendi vetëm pse e kundërshtonim gjykatën Speciale. Tash po e shohin stuhinë e Specialës dhe janë në gjendje me kallë krejt Kosovën”, ka thënë Konjufca