Konjufca i kundërpërgjigjet Krasniqit, i cili tha që Albin Kurtit i ka ikur zemra

Konjufca i kundërpërgjigjet Krasniqit, i cili tha që Albin Kurtit i ka ikur zemra

  12 Mar 2019

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca i është kundërpërgjigjur deputetit të PSD-së, Frashër Krasniqit, ku ky i fundit ka thënë që Albin Kurti mundohet kot të mbetet gjallë përmes stendave sepse atij i ka ikur zemra, njofton Gazeta Blic.

Konjufca, ka theksuar se VV-së asnjëherë nuk i ka ik zemra, teksa ka shtuar se vetëm ‘zorrën qorr’, e kanë larguar.“Vetëvendosjes kurrë nuk i ka ik zemra, veç është bërë operacion prej zorrës qorr, VV i rreh zemra dhe për atë zemër kanë votuar mijëra qytetarë.

Albini është më mirë, ai po përmirësohet dhe pas një konsultimi që ka pasur me mua sot, unë i propozova që ai të shkojë në shtëpi dhe të mos rrijë në seancë. Sepse në ambiente ku ka shumë njerëz për shkallën e imunitetit mundet me qenë e befasishme andaj i propozova të rrijë në shtëpi sot dhe nesër”, ka thënë ai në T7, raporton Gazeta Blic.

Në fund, Konjufca tha që Albin Kurti nga java e ardhshme do t’i kthehet seancave./Gazeta Blic./

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.