Policia e Kosovës njofton se rreth orës 12:30 minuta, në rrugën e “Kukësit”, Njësiti Kundër Drogave e kishte sinjalizuar një automjet të llojit ”Alfa Romeo” për t’u ndalur në afërsi të “Cobra City”.
“I dyshuari pasi e ndalon automjetin dhe shpejt e braktisë atë duke u futur në objektin e lartë përmendur e më pas përmes një dritareje arratiset.
Ndërkaq, hetuesit e policisë në Prizren dhe krim teknikët pasi e kontrollojnë veturën e braktisur i gjejnë dy pistoleta: Pistoletë M-57 me nr. serik 111052 me katër fishekë dhe pistoletë ‘Crvena Zastava’ 9mm me katër fishekë”, thuhet në raportin e Policisë.
“Armët dhe vetura janë sekuestruar për çështje hetimore. I dyshuari është i njohur për policinë dhe pritet arrestimi i tij”, thuhet më tej aty.