fbpx

Konfirmohet e ardhmja e Aida Dërgutit në Vetëvendosje

  17 Dec 2017

Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi ka thënë se VV do të mbetet e bashkuar dhe se do të ec bashkë në të ardhmen me Aida Dërgutin e të gjithë aktivistët tjerë të partisë.

“Mos keni merak se Lëvizja ka me qenë unike dhe ka me qenë më e fortë se përpara. E keni lexu edhe letrën e Albinit ku thotë se ia fal Aidës edhe po të mos kishte kërkuar fare falje. Aida është një aktiviste e dalluar e Lëvizjes Vetëvendosje.”

“Ne kemi me ec bashkë me Aidën dhe me gjithë ata që janë brenda programit të Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë Kurteshi para gazetarëve pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të VV-së.

Sot Këshilli i Përgjithshëm i ka shpallur zgjedhjet e brendshme për kryetar të VV. Kurteshi ka thënë se asnjë delegat nuk e ka kundërshtuar këtë vendim të KP të VV-së.