fbpx

Konfigurimi natyror i skenës politike po kundërshtohet me skenar të SHIK-ut, në mënyrë perfide

  25 Dec 2017


Një vështrim dhe analizë shumë më gjithëpërfshirëse ia bën lidhjes kriminale të klanit COCAL COLA ZERO, si skenar i paramenduar dhe rafinuar mirë i veprimit të i SHIK-ut për skenën politike në Kosovë analisti Haki Abazi. Sipas Abazit, është pikërisht ngritja e VV-së në skenën politike dhe kthimi i plotë i LDK-së që ka kërcënuar SHIK-un dhe ekzistencën e kësaj organizate dhe në anën tjetër ka sjellë përfundimin e PDK-së.

Por, sipas Abazit, ky konfigurim natyror i skenës politike po kundërshtohet me skenar të SHIK në mënyrë perfide. “Ata kanë gjetur anën e dobët të individëve dhe ambicieve të tyre për të ardhur në pushtet edhe si marioneta të grupeve e klaneve që kanë kontrolluar procese në Kosovë nga nëntoka e Kosovës. Ata nuk e kanë të lehtë të pranojnë që koha e tyre po përfundon dhe një ditë do të jenë përgjegjës për ato që kanë bërë duke dëmtuar shtet ndërtimin dhe duke qenë përfitues të shitjes së pasurisë dhe korrupsionit në vend”, ka theksuar Abazi në një postim të tij në ‘Facebook’.

Abazi konsideron se VVja, duke qenë parti e majtë dhe shumë më e sofistikuar në përcaktimin e agjendës së majtë politike dhe një profilizim e organizim unik në rajon edhe përtej, po bëhet rrezik ekzistencial i krahut politik të SHIK-ut, pra PDK-së. Sipas Abazit, rënia drastike deri në humbjen e plotë te popullaritetit nuk e ka parandaluar nëntokën e Kosovës të bëjë plane dhe të rekrutojë njerëz nga VV-ja për të filluar përçarjen që po e shohim sot.”Shpend Ahmeti dhe Dardan Molliqaj janë të shantazhuar, por edhe me vullnet për të arritur në majat e politikës janë vënë në shërbim të agjendës së ndarjes së partisë në rast se nuk arrijnë ta marrin atë.

Ky ka qenë skenari për LDK-në gjithashtu, vrasje të fytyrave kyçe, shantazhim të atyre që kanë mundur dhe instalim të figurave për sabotim dhe marrje të “kalasë nga brenda”. Çështja e kontrollit të debatit dhe mungesës së demokracisë së brendshme mund të jetë valide, por ky nuk mund të jetë shkaku i tentimit të eliminimit të lidershipit. Aq më tepër që derisa Dardan Molliqaj ishte sekretar nuk kishte tendencë për të ekspozuar çfarëdo anomalie të komunikimit apo vendimmarrjes së brendshme. Jo pse ishte ndryshe ose i mirë atëherë, por ndihej komod që si një virus i brendshëm të veprojë përbrenda organizimit për të krijuar celulat e veta”, ka shkruar Abazi.