fbpx

Kompania kineze theu çdo rekord, fitoi 24 miliardë euro në ditë

  11 Nov 2017

Kompania kineze për shitje përmes internetit, Alibaba, ka thyer çdo rekord duke arritur të grumbullojë shitje në vlerë prej 25.3 miliardë dollarësh amerikanë brenda një periudhe prej 24 orëve, transmeton Gazeta Metro.

Në ‘Ditën e beqarëve’ që është festë në Kinë, kompania e themeluesit Jack Ma ka arritur të shesë mall prej 7 miliardë dollarëve në 30 minutat e parë të hapjes zyrtare të ditës. Sipas statistikave, shitjet sivjet kanë qenë rreth 20 përqind më të larta se vitin e shkuar. Shitjet pëfunduan në shifrën 168, 269, 635, 159 renminbi, të barazvlefshme me 25.3 miliardë dollarë.

Jack Ma, pronari i Alibaba

Shitjet këtë vit kanë qenë shumë të larta në këtë ditë, duke arritur mesataren prej 1 milion eurove për orë. Vitin e shkuar në këtë ngjarje kishin marrë pjesë rreth 90 mijë kompani shitjeje që veprojnë përmes Alibabas, kurse sivjet kanë qenë 140 mijë sosh.

Alibaba, që prej hyrjes në treg vite më parë, ka qenë konkurent jashtëzakonisht i fuqishëm për kompanitë e ndryshme që gjithashtu shesin online si eBay, Amazon e të tjera. Megjithatë, dominimin në Shtetet e Bashkuara e mban ende kompania e një prej njerëzve më të pasur në botë, Jeff Bezos – Amazon.