Kandidati i LDK-së ishte i bindur për fitore sot gjatë rivotimit për kryetar të Istogut.
Në selinë e LDK-së qysh herët kishte filluar festa madje duke ia uruar Rugovës qysh në fillim.
Një telefonatë që mori sigurisht nga ndonjë komisionar i LDK-së Rugovës iu tha se është 900 vota para Dreshajt.
“900 e sa? A je i sigurt? Një mijë e diçka përpara ”, ishte biseda e Rugovës me personin në anën tjetër të telefonit.
Pas kësaj informate simpatizantët e LDK-së filluan të festojnë. Por festa u mbeti në gjysmë. Kur po numërohej vendvotimi i 62-të Gani Dreshaj i AAK-së doli përpara. Nga rezultatet preliminare Gani Dreshaj ka marr 52 vota më shumë se Rugova.