fbpx
Komandant Hoxha flet pas intervistimit në Hagë

Komandant Hoxha flet pas intervistimit në Hagë

  11 Mar 2019

Ismet Tara, apo i njohur si komandant Hoxha, ka përfunduar intervistimin disa-ditor në Prokurorinë Speciale në Hagë.Në një njoftim nga miqtë e tij në rrjetin social Facebook, komandant Hoxha është shprehur i lumtur për përfundimin e intervistës së tij.“Është kënaqësi për mua që kreva detyrimin tim ndaj gjykatës së Hagës.

Ishte kënaqësi që u njoftova me të gjithë këtu. Falënderoj stafin që ishte korrekt ndaj meje. Duhet të jenë krenar për luftën e pastër e të shenjtë të UÇK-së siç kemi bërë, e dimë dhe do ta mbrojmë edhe nëse duhet me jetët tona në Hagë apo kudo që paraqitet nevoja”, ka thënë Tara.

Tara kishte thënë për KTV-në se nuk do të angazhojë asnjë avokat për mbrojtjen e tij.