Koalicioni me PDK-në, vjen paralajmërimi për LDK-në: Kjo do të jetë goditja e madhe

Koalicioni me PDK-në, vjen paralajmërimi për LDK-në: Kjo do të jetë goditja e madhe

  03 May 2019

Akuzat të cilat po vijnë herë pas here në adresë të LDK-s, se nuk është sa duhet aktive në denoncimin e qeverisjes së korruptuar të koalicionit PAN, madje edhe duke ngritur dyshimin se pas kësaj heshtje fshihet një dëshirë për përtëritjen e koalicionit qeverisës pas zgjedhjeve vijuese me PDK-në, po shihet si një nga skenarët më të mundshëm nga ana e analistëve politik.

Analisti Florim Zeqa tha për “Kosova Sot Online” se brenda strukturës drejtuese të LDK-së ka mjaft individ që e dëshirojnë përsëri një “martesë” me PDK-në prandaj edhe kjo po reflektohet në pasivitetin e tyre opozitar.

“Heshtja dhe indiferenca e LDK-se karshi veprimeve destruktive të qeverisë dhe inferioriteti i saj, edhe pse partia më e madhe opozitare, tregon qartë për bashkërendim të veprimeve me partine me te madhe në pushtet-PDK-në, partinë e presidentit Thaçi, partnerin tradicional te LDK-së post-rugoviane, e cila e mbajti ne pushtet PDK-në e Thaçit dhe ngriti ketë të fundit në postin më lartë në vend”, tha Zeqa për Kosova Sot Online.

Sido qoftë goditja për LDK-në ishte dhe do të jetë akoma më e madhe nëse ndodhë edhe një marrëveshje e tillë në zgjedhjet që pasojnë pasi që ky koalicion mundë të përtërihet për shkak të lidhjeve të krijuara me PDK-në nga shumë grupe të interesit, edhe pse me këtë veprim do të goditeshin drejtpërdrejtë qytetarët që edhe ashtu janë me shpresa të humbura.

“Veprime këto që shndërruan LDK-në në patericë të PDK-së dhe Hashim Thaçit, rrëshqitja e LDK-së në prehrin e SHIK-ut dhe shitjen e deputetëve të LDK-së tek Hashim Thaçi, ka bërë që LDK-ja ta humb në tërësi fuqinë vepruese si parti opozitare. Ndryshe, mos veprimet e LDK-se kundër koalicionit PAN, nga qytetarët janë duke u kuptuar si një pajtueshmëri në heshtje dhe para përgatitje për një koalicion të ri me PDK-në pas rënies së qeverisë Haradinaj në javët ose muajt në vazhdim.

Po ndodhë pikërisht kështu për shkak të lidhjeve të fuqishme dhe familjarizimit të zyrtarëve dhe deputetëve të LDK-së me Hashim Thaçin e Kadri Veselin. Lidhjet e fuqishme biznesore, klanore dhe familjare mes tyre, janë premisa të fuqishme për një koalicion të PDK-s e LDK-s, me qëllimin e vetëm që ta “neutralizojnë” LVV-në, të vetmen forcë opozitare në vend.

Mbase, kjo situatë paradoksale e LDK-së, është bërë shkaku kryesor i thyerjes së të gjitha shpresave të qytetarëve për jetë në këtë vend”, tha analisti Zeqa për “Kosova Sot Online”.

(Kosova sot Online)

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.