Klopp fillon misionin për bindjen e sulmuesit brazilian, dëshiron zbarkimin e fantazistit në “Anfield”

Klopp fillon misionin për bindjen e sulmuesit brazilian, dëshiron zbarkimin e fantazistit në “Anfield”

  04 Apr 2019

Sipas raportimeve nga Brazili, trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp së fundmi është takuar me menaxherin e yllit brazilian të Everton, Richarlison.

Sulmuesi i Brazilit që debutoi në përfaqësuese në shtator, u bashkua me Everton verën e kaluar kur u transferua nga Watford në një marrëveshje fillestare me vlerë prej £35 milionë.Që nga transferimi në “Goodison Park”, braziliani Richarlison ka realizuar 13 gola në 33 ndeshje shkruan Telesport, përcjell GazetaBlic.

Kontrata e tij me Everton skadon në verën e vitit 2023, por shumë klube të interesuara kanë nisur tashmë gjurmimin e sulmuesit brazilian dhe ndryshime priten në muajt e ardhshëm.Referuar raportimeve të “UOL Esporte”, përfaqësuesi i Richarlison, Renato Velasco ka vizituar së fundmi shtëpinë e trajnerit të Liverpool, Jurgen Klopp.Gjithsesi, përmbajtja e diskutimit të tyre mbetet e panjohur, ndërkohë që konfirmohet se menaxheri Velasco nuk zotëron asnjë klient tjetër në Europë.

Nga ana tjetër Klopp ka shprehur hapur admirimin e tij për sulmuesin e ri brazilian, madje që përpara përballjes mes Liverpool dhe Everton në dhjetor të zhvilluar në Anfield.Klopp pritet të përforcojë edhe më tej vijën e sulmit të të kuqve këtë verë, sidomos me largimin e Daniel Sturridge, në përfundim të kontratës, si dhe me të ardhmen e paqartë të Divock Origi.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.