fbpx

Klitschko të rikthehet për revansh në duelin e madh

  05 Dec 2017

Wladimir Klitschko duhet konsideruar si një ndër kundërshtarët e mundshëm të Tyson Furyt, nëse ky e fiton duelin e rikthimit në boks, që pritet të zhvillohet së shpejti.

Kështu thotë Steve Bruce, gazetar anglez i boksit,

“Nëse do të luftojë me (Joseph) Parker, do të ishte një duel i madh. Nëse do një luftë të vërtetë, le të përballet me Dillian Whyte. Por, kjo nuk besoj se do të ndodh për shkak se një kohë janë stërvitur së bashku”, ka thënë Bruce.

“Ai do të ishte i gatshëm të përballet edhe me Deontay Wilder. Janë 7-8 emra, le të përballet më njërin prej tyre, të kthehet ngadalë”, ka thënë ai.

Fury po pret vendimin e gjykatës lidhur me vendimin për t’ia marrë licencën e boksierit për shkak të përdorimit të substancave të ndaluara stimuluese.

Nëse i lejohet rikthimi, Fury fillimisht pritet të përballet me një kundërshtar më të lehtë, pasi ka më tepër se dy vjet që nuk ka boksuar.

“Jam kureshtar të dij nëse Wladimir Klitschko do ndërrojë mendje vitin e ardhshëm. Nuk i dihet, apo jo? Kanë ndodhur duele edhe më të papritura se sa rikthimi i Wladimir, dhe ky do të kishte mundësinë të revanshohej ndaj Fury’t, pastaj të kërkojë duelin ndaj Joshuas”, u shpreh Steve Bruce.

Tyson Fury e kishte mposhtur Wladimir Klitschkon me vendim të gjyqtarëve në vitin 2015. Ukrainasi u mposht edhe nga Anthony Joshua, dhe hoqi dorë nga revanshi i planifikuar për muajin tetor.

Klitschko së fundmi nuk e ka mohuar mundësinë të i rikthehet boksit, duke kujtuar se disa kampionë i kishin rënë pishman duke i rikthyer pa pensionimit.