Kandidati i LDK-së për Prishtinën, Arban Abrashi kishte anuluar të gjitha debatet për arsye të ndryshme.Ai në një debat live i ftuar me Shpend Ahmetin nuk kishte shkuar duke dhënë arsyetime se kishte dhimbje të dhëmbit.
Madje kishte thënë se për dy javë nuk do të merrte pjesë në asnjë debat, shkruan Periskopi.Përkundër kësaj, televizionet po insistojnë që ai të përballet me Shpend Ahmetin e Vetëvendosjes.
Sonte moderatorët e Klan Kosovës në ‘Magazina Lokale’ i bënë ftesë Ahmetit që të hënën të përballet me Arban Abrashin.
“Katër herë deri më tani kam konfirmuar debate me Arban Abrashin, por ende nuk ka ardhur. Kam thënë çdo herë se nuk është problem debati, por nuk mund të kemi arsyetime të tilla jo kam probleme dentare e të tjera’’, ka thënë Ahmeti.