Është ndër deputetet më të zonja nga radhët e PDK-së, shkruan Gazeta Blic.
Bëhet fjalë për Blerta Deliun Kodra e cila përveç angazhimeve politike është aktive edhe në rrjetet sociale më të frekuentuara, ku publikon fotografi vazhdimisht.
Ajo e fundit që na ka tërheq vëmendjen është imazhi i shpërndarë gjatë kohës kur ishte fëmijë së bashku me motrën e saj.
Siç duket deputetja Kodra është rikthyer në kohë dhe ndjen mall për kohën kur ishte e vogël.
Duhet theksuar se Blerta para se të bëhej pjesë e politikës, me profesion ishte aktore e cila luajti disa role në filma dhe teatër. Në të shumten e imazheve duket tejet elegante dhe shumë në formë