Kjo OJQ e paguan 10.000 euro honorar deputetin e Vetëvendosjes

Deputeti i ri i Lëvizjes Vetëvendosje, Dukagjin Gorani qëndron mirë më të hyrat vjetore.

Ish këshilltari i Hashim Thaçit po realizon të hyra të majme bashkë me një tjetër ish zyrtar të PDK-së.

Nëpërmjet OJQ-së “Qendra liberale –Demokratike”, deputeti i VV-së, Dukagjin Gorani ka deklaruar se merr në vit 10 mijë euro si honorar, shkruan lajmi.net.

Këtë e ka bërë të ditur në formularin e pasurisë të deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Ndërkohë, sipas të dhënave të raportit të OJQ-vë të regjistruara në Ministrinë e Administratës, kjo shoqatë është në pronësi të Dukagjin Goranit, ish anëtarit të PDK-së, njëherësh të ish zv. ministrit, Ilir Mirena, i cili e ka në pronësi portalin “Periskopi” dhe në pronësi të Biroll Urcan, po ashtu ish gazetar.

Si pasuri të pa luajtshme, Gorani ka deklaruar se një shtëpi në emër të prindit, me sipërfaqe prej 120m2 në vlerë prej 250 mijë eurove.

Nga pasuria e luajtshme ka shënuar se posedon dy vetura, një e bashkëshortes një e tij. Vlera e tyre është 10 mijë euro.

Para të gatshme të mbajtura në institucionet financiare ka deklaruar 67 mijë euro në emrin e tij.

Të hyrat i ka shënuar se i ka nga disa burime. 10 mijë euro në vit, ka deklaruar se i merr nga OJQ-ja. 1200 euro, pagën nga Kuvendi i Kosovës. 10 mijë euro të hyra vjetorë të bashkëshortes nga AKP-ja. Po ashtu ka deklaruar edhe pensionet e dy prindërve.