Një nga befasitë e zgjedhjeve të 22 tetorit pa dyshim është edhe Ramiz Lladrovci. Për kandidatin e PDK-së nga Drenasi, madje edhe optimistët më të mëdhenj të PDK-së nuk kanë besuar se Ramiz Lladrovci garën do ta fitojë pa balotazh, shkruan Botapress.
Por Ramiz Lladrovci ka befasuar edhe shumë analistë e prognozistë të zgjedhjeve të 22 Tetorit. Madje ka pasur deklarime se Lladrovci do ta humb edhe garën.
Megjithatë Ramiz Lladrovci kësaj here ka bërë një fushatë sa interesante e atraktive aq edhe “të nxehtë”.
Lladrovci nuk mori me vete “të mëdhenjtë” e PDK-së. Ai zgjodhi një fushatë tjetër. Siç shihet edhe në fotot që ai ka postuar në murin e tij në Facebook, Ramiz Lladrovci pothuaja në çdo mbrëmje është shoqëruar nga 2 apo 3 aktiviste femra të PDK-së të cilat në të shumtën e rasteve uleshin në ballë të odave, krah Ramiz Lladrovcit.
Këto tubime e shtonin interesimin e pjesëmarrësve dhe jo vetëm të të rinjve por siç do të shihni edhe në këto fotografi, për bashkëveprimtaret e Lladrovcit “I bënin sytë katër” edhe pleqtë me plisa të bardhë.
“E ka kallë Ramizi gjatë fushatës. Gjithmonë vinte me do qika të mira e jo me Kadrinë e do fytyra bajate të PDK-së.
Krejt odat mbusheshin plot. Edhe pleqtë i “hapnin sytë”. Sa për të rinjtë, mos të flasim. Pritnin në rend për t’ua prekur dorën bashkëpunëtoreve të Ramiz Lladrovcit” ka thënë një pjesëmarrës i këtyre tubimeve për Botapress.
Për më tepër shihni fotot, sa “të nxehta janë”: