fbpx

Kjo i shtyn femrat ta tradhtojnë partnerin

  18 Nov 2017

Disa femra thjeshtë e tradhtojnë partnerin e tyre.
Ndoshta mund të debatoni me dikë rreth asaj se kush tradhton më shumë, femrat apo meshkujt.

Por, një anketë e ra nga Illicit Encounters, një ueb-faqe e themeluar më 2003 që hulumton romancën jashtë martesore dhe aferat, sugjeron se femrat tradhtojnë më shumë se që mund të mendoni, transmeton Gazeta Express.

Dhe hulumtimi i ueb-faqes gjeti se ekziston një emërues i përbashkët që i shtyn femrat të tradhtojnë: ndikimi prindëror.

Në thelb, nëse gjatë rritjes nëna e një femre ose babai ka tradhtuar, ato kanë më shumë gjasa të ndjekin shembullin e tyre.

Illicit Encounters (Takime të Paligjshme në shqip) gjeti se 71% e femrave të pabesa kishin nëna të cilat tradhtonin burrin e tyre. Me burrat, vetëm 45% prej tradhtarëve ishin djemtë e baballarëve të cilët bënë të njëjtën gjë.