Teuta Krasniqi është emri që sa herë përmendet, krejt çka na bie në mend është ana profesionale dhe origjinaliteti në çdo rol që zotëronte.

Pjesë e pandashme e ekraneve qysh në moshë të re Teuta u shfaq përherë e më e zonja në ushtrimin e profesionit të saj në të cilin ishte e orientuar.

Por jo vetëm pjesa e serive televizive e bëri të dashur për syrin e audiencës shqiptare. Teuta është tejet e angazhuar edhe në pjesën teatrale aty ku thuajse përherë ka fatin të jetë në rolin e protagonistes,

E përveç kësaj të njëjtin fat e pati edhe në shumë filma të realizuar, ndër të cilët ishte edhe i fundit nga një regjisor tejet i njohur ku ishte e obliguar të shfaqej në skena të nxehta.

Gjithsesi, duhet thënë se famën më të madhe i’a siguroi roli i ‘Sarandës’ në serialin e famshëm vendor “Kafeneja Jonë”, famë kjo që po e ndjek akoma e me bindje të plotë roli i saj u bë inspirim për aktoret e reja në seritë vendore.

Por, origjinalitetit mbetet i pazëvendësueshëm pavarësisht nëse ndonjë mund t’i afrohet, duke u cilësuar si kopja më e bukur.