fbpx
Kjo është skuadra që favorizohet nga ekspertët për të fituar Ligën e Kampionëve

Kjo është skuadra që favorizohet nga ekspertët për të fituar Ligën e Kampionëve

  14 Mar 2019

Pas përfundimit të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, tetë skuadrat më të mira të premten do të mësojnë emrat e ekipeve me të cilat do të përballen në çerekfinale.Katër skuadra angleze Liverpool, Manchester City, Manchester United, Tottenham, dhe Barcelona, Juventus, Ajax e Porto nga ligat tjera do të luftojnë për titullin e më të mirit në Evropë sivjet, shkruan GazetaBlic.Skuadrat elitë të këtij kompeticioni do të përballen në mes veti për më të mirin e Evropës, duke na dhuruar spektakël me paraqitjet e tyre.

Ajo çfarë bjen në sy në këtë kompeticion është se garojnë katër skuadra angleze.Në bastore sportive favorit për të fituar Ligën e Kampionëve është kampioni anglez Manchester City që triumfoi 10:2 në të dy ndeshjet e 1/8 së finales ndaj Schalkes.Pas Cityt, në vend të dytë është Barcelona e ndjekur nga Juventusi.