Kjo është shtëpia prej ku u nis delegacioni i Rambujesë

Kjo është shtëpia prej ku u nis delegacioni i Rambujesë

  18 Mar 2019

Në konakun e Ali Mejzinollit, ishin mbledhur krerët e UÇK’së. 20 vite më parë, nga shtëpia e tij në Shalë të Lipjanit ata po bëheshin gati për tu nisur për në Rambuje.

Aty kishin shkuar edhe përfaqësues ndërkombëtarë që mundësonin udhëtimin e përfaqësuesve të Kosovës.

Shpejtim Mejzinolli, është i biri i Aliut.

Ai dy dekada më parë ishte vetëm 14 vjeçar, por ai mban mend se si rrodhi ajo ngjarje.

E për këtë takim Shpejtim Mejzinollit, detaje i kishte treguar edhe babi i tij, që ishte pjesëtar i UÇK’së.

E pak më tutje shtëpisë së Aliut, gjendet edhe një memorial që quhet “SHESHI RAMBUJE”, i ngritur për nder të kësaj ngjarje që ka ndodhur në fshatin Shalë.

Por, ani pse një ngjarje me rëndësi, banorët përreth thonë se nuk e dinë arsyen pse sheshi është emëruar Rambuje.

Madje disa prej tyre e shohin këtë si ndërhyrje në përmirësim të infrastrukturës.

Ndërkohë Konferenca e Rambujesë e mbajtur më 1999 kishte për qëllim parandalimin e gjenocidit të regjimit të Sllobodan Millosheviçi i cili kishte ushtruar ndaj popullatës shqiptare në Kosovë.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.