Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku i është kundërpërgjigjur publicistit Veton Surroi, i cili sot ironizoi me paralajmërimin e Qeverisë për ndërtimin e stadiumit të Kosovës në Drenas.
Ajo në një shënim në Facebook ka shpërndarë këngën e këngëtares së njohur Violetë Kukaj “O Drenica ime”, duke iu kundërpërgjigjur në mënyrë indirekte Veton Surroit.
Shkrimtari dhe publicist, Surroi duke ironizuar me stadiumin, kishte shkruar në Facebook që Opera e Kosovës duhet të jetë në qytetin tjetër të Drenicës, në Skenderaj, cka ka nxitur reagime te shumta ne opinionin publik.