Kjo është pasuria e Hashim Thaçit dhe vëllezërve të tij milionerë (VIDEO)

  26 Nov 2017

Emisioni “Zona Express”, me autor Leonard Kerqukin, ka transmetuar sonte dokumentarin “Shtabi i Milionerëve”.

Dokumentari zbulon për herë të parë pasurinë e politikanëve më të fuqishëm të Kosovës, e të cilët janë njëherësh edhe ish-anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK’së.

Në videon e mëposhtme ju mund t’i shihni për herë të parë shtëpinë luksoze të Hashim Thaçit, tokat e blera në procesin e privatizimit dhe ndërtesat në Prishtinë që po i ndërtojnë vëllezërit e tij milionerë.

Emisioni Zona Express, me autor Leonard Kerquki, ka hyrë vrullshëm në tregun medial të Kosovës. Emisionet e para kanë shënuar rekorde shikueshmërie; si në transmetimin televiziv ashtu edhe në Youtube.

Shikojeni videon

 

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.