Kjo është nxënësja e vdekur nga aksidenti tragjik në rrugën Mitrovicë-Skenderaj(FOTO)

  16 Dec 2017

Policia e Kosovës bën të ditur se sot rreth orës 10:44 ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet në Tërnavc të Skenderajt, shkruan Veriu.info.

“Aksidenti ka ndodhur në rrugën rajonale Mitrovicë – Skenderaj, përkatësisht në segmentin rrugor në fshatin Tërnavc, ku të përfshirë në aksident ka qenë një automjet i udhëtarëve dhe dy këmbësorë.

Si pasojë e aksidentit, pas lëndimeve të marra këmbësorja e moshës 15 vjeçare, gjinia (F) ka ndërruar jetë, kurse lëndime të lehta ka pësuar edhe këmbësorja tjetër , gjinia (F). Në vendngjarje përveç njësisë se hetimeve të Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor ka qenë edhe Prokurori i Shtetit”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Veriu.info.

Veriu.info mëson se nxënësja tashmë e ndjerë është Qendresa Syla, përderisa nxënësja tjetër e lënduar është motra e saj.

Bëhet e ditur se të dyshuarit që ka shkaktuar aksidentin, (F.L., 36 vjeçar), nga Prokurori i Shtetit është caktuar masa e ndalimit policor

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.