Në 19 komuna të Kosovës sot po zhvillohen zgjedhjet e balotazhit.
Deri në orën 11:00 në përgjithësi në këto komuna dalja është e ulët, me 6.9 për qind të votuesve.
Sipas KQZ-së, komuna e cila ka regjistruar më së shumti votues deri në këtë orë është Kllokoti, me 21.57 për qind të qytetarëve që i janë përgjigjur daljes në votime.
Ndërsa, komuna me më së paku dalje në votime del të jetë Dragashi me 4.7 për qind./