Kjo është kënga në të cilën Loredana tregoi historinë e cila u bë publike sot?!

Kjo është kënga në të cilën Loredana tregoi historinë e cila u bë publike sot?!

  08 May 2019

“Sonnenbrille” është kënga të cilën Loredana Zefi e lansoi në qershor të vitit 2018, ku ende pa e nxjerrë në treg, bëri bujë gjithandej, ku komentet pozitive ishin të shumta nga publiku, shkruan GazetaBlic.

Por, “Sonnenbrille” e cila tashmë numëron mbi 45 milionë shikime në Youtube, fsheh pas vetes historinë në të cilën është përfshirë këngëtarja me çiftin zviceran, ku dyshohet se Zefi ka arritur të marrë nga ta afro 700 mijë franga, duke u paraqitur si avokate, teksa ka përdorur identitet të rremë, Anna Landmann.E në fakt, po një pjesë e tekstit të kësaj kënge përputhet me atë që ka ndodhur, më saktë që çifti zviceran kanë treguar në polici.

“Syzet e diellit mbrojnë identitetin tim. Duart plot me para, nuk mund të përgjigjem në telefon, Jeta ime shumë e shthurur, nuk mund ta shoh fundin”, thotë një pjesë e këngës “Sonnenbrille”./GazetaBlic

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.