Deputeti Milaim Zeka aktualisht është i martuar me Edlira Qefalija, me të cilën ka dy vajza. Por deputeti Zeka ka edhe dy vajza të tjera nga martesa e parë, me bashkëshorten Albanën.
Ai në një intervistë të mëparshme në media kishte folur për martesën e parë, duke deklaruar se ish bashkëshortja e tij është ndarë nga ai për një burrë tjetër, kishte gjetur dashurinë pranë Florin Krasniqit, ish anëtar i Vetëvendosjes.
Vetë Zeka pati deklaruar se ai ka raporte të mira me ish bashkëshorten, duke qenë se kanë bashkë dy vajza. Por ato raporte të mira, duket se edhe bashkëshortja e tij aktuale, Edlira i ka me Albanen. Kjo pasi ato janë parë shumë të afërta me njëra tjetrën në Facebook, duke i dhënë komente të mirë njëra tjetrës.
Tani Albana vazhdon jetën në Suedi, me një vajzë nga martesa e dytë, derisa Milaim Zeka jeton në Kosovë pranë bashkëshortës nga Shqipëria, Edlira Qefalija, me dy vajzat e tjera.
Ish bashkëshortja e tij, Albana është motër e bashkëshortës së Arbër Vllahiut, kandidatit të AAK-së, për Prishtinën. Kjo lidhje e tyre bëhet e ditur nga Facebook, ku Dije Vllahiu ka si mbesa vajzat e Milaim Zekës, ndërsa nënë e tyre motër. Kjo lidhje familjare i bën Zekën dhe Vllahiun si baxhanakë.
Theme : Good News Lite