Kjo është gjëja e parë që do ta bëjë Valdete Idrizi si kryetare e Mitrovicës

  07 Nov 2017

Kandidatja e PDK-së për kryetare të Mitrovicës, Valdete Idrizi në intervistën dhënë për “Express”, ka treguar se çfarë do të bëjë në ditën e parë si kryetare e Mitrovicës, raporton Gazeta Blic.

“Së pari në komunë do të shkojë në këmbë pasi që e kam shumë afër”, ka thënë ajo.

Idrizi më tej ka kritikuar se personeli aktual në Komunën e Mitrovicës pinë duhan në ambientet e mbyllura dhe ajo ka premtuar se një gjë e tillë nuk do të ndodhë në qeverisjen e saj.

Ajo më tej ka thënë se Mitrovica kësaj radhe ka nevojë për zonjë shtëpie dhe ajo do të jem unë, ka përfunduar ajo.

Ndërsa zgjedhjet e balotazhit do të mbahen me 19 nëntor, ndërsa për të parin e Mitrovicës po garojnë Valdete Idrizi PDK e Agim Bahtirin e AKR-së./