fbpx
Kjo është familja më e pasur në botë, ja sa është pasuria e saj

Kjo është familja më e pasur në botë, ja sa është pasuria e saj

  10 Mar 2019

Familja më e pasur në botë as që figuron në listën e njerëzve më të pasur të botës, ndoshta për t’u fshehur nga masa.

Familja Rothschild është një familje e lashtë që rrënjët i ka nga Mayer Amschel Rothschild, një bankier çifut që filloi biznesin e tij me banka më 1760 në Gjermani.

Më pas, ai kishte ndërtuar një perandori bankash përmes pesë djemve të tij të cilët u shpërndanë përreth gjithë Evropës në shekullin e 19-të, transmeton Gazeta Express.

Kjo familje pastaj grumbulloi pasuri të madhe dhe është më e fuqishmja dhe më e pasura në botë aktualisht. Ajo ka investime të mëdha në prona, industri, naftë etj.

Familja ka marrëdhënie të afërta edhe me familje mbretërore, ku këshilltari personal financiar i Mbretëreshës së Anglisë është po nga kjo familje.

Kjo familje thuhet se vlen më shumë se 500 trilionë dollarë, por ende kjo familje nuk shfaqet në listën e të pasurve.

Në një video të publikuar në YouTube nga NowThis, shpjegohet më shumë rreth kësaj familjeje dhe historisë së saj.