Kjo është e vërteta e fotografisë Thaçi –Merkel –Vuçiq me hartë në duar
Samiti i Berlinit duket se e ka mbyllur përfundimisht cështjen e korrigjimit të kufijve me iniciativë dy liderëve të fuqishëm evropianë Kancelarja Angela Merkel dhe Emmanuel Macron.Por, pas samitit ka qarkulluar një fotografi ku Merkel –Thaci e Vuçiq shihen me hartë në duar e cila është komentuar si një fotografi nga Berlini.
Por, e vërteta e fotografisë është se ajo është bërë vite më parë në një takim në Vjenë, në kuadër të Procesit të Berlinit.Kur është bërë kjo fotografi në fakt nuk ka ekzistuar ideja e ndryshimit të kufijve. Në Vjenë ishte diskutuar çështja e autostradës Nish – Prishtinë që në atë takim ishte shqyrtuar si mundësi që të mbështetej financiarisht nga Bashkimi Europian.
Çështja e kufijve është përmendur në mars të vitit të kaluar pas diskutimeve të fshehta për këtë ide ndërmjet Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq dhe Presidentit të Kosovës Hashim Thaci.Dje Vuçiq në një paraqitje për media ka thënë se ideja e korrigjimit të kufijve ka dështuar duke e dhënë versionin e tij se si ka ndodhur kjo.
“Sot e kuptoj mirë se atë që e kam ofruar nuk ka mundur të kalojë për shkak të presioneve të fuqishme të disa vendeve, shërbimeve të tyre sekrete, të cilat i aktivizuan të gjitha agjenturat në vende të ndryshme, edhe ato politike edhe ato mediale që të punojnë apriori kundër një zgjidhje të tillë” ka thënë Vuçiq.Pas dështimit të kësaj ideje, e cila gjeti përkrahje edhe në Kosovë nga Presidenti Hashim Thaçi, Vuçiq ka thënë se Kosova do ta fitojë sovranitetin e plotë.
” Cila është zgjidhja tash, përveç asaj që Kosova dhe Metohia, jo me dëshirën time ose qe unë e kam njohur, do ta fitojë pavarësinë dhe sovranitetin në tërë territorin” ka thënë Vuçiq.