fbpx

Kjo është dhurata që Haradinaj e bën gjithmonë nëpër oda

  12 Dec 2017

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj shquhet për thjeshtësinë e tij. Këtë e tregon edhe në vizitat e tij që ua bën banorëve të Kosovës.

Madje, Haradinaj e ka një zakon që i nderon banorët me vizitat e tij nëpër oda.

Lideri i AAK-së në çdo vizitë që bën i nderon pritësit e tij me një dhuratë të veçantë. Flamuri kuqezi është dhurata që Haradinaj ua lë familjeve për mikpritje.

“Ky është flamuri që na ka bashku gjithë dhe na bashkon e traditë e kam qetu me pru. Kurrë se kam ndrru dorën, me këtë e kam nisë” ka thënë Haradinaj.

Dhuratat e fundit të flamurit kombëtar kryeministri i ka bërë në odat e Istogut ku po i ofron mbështetje të vazhdueshme kandidatit të AAK-së për kryetar të kësaj komune, Gani Dreshajt.