fbpx

Kjo është deklarata e parë e liderit të VV-së, pasi Aida Dërguti e quajti “Mut” Albin Kurtin!

  13 Dec 2017

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri në një intervistë të dhënë për emisionin “Rubikon” në KTV, duke folur për gjuhën e përdorur nga Aida Dërguti, në një komunikimim të brendshëm të deputetëve të VV-së, ku Albin Kurtin e quajti Mut, është e papranueshme.

“Ka qenë një gjuhë e papranueshme dhe se është dënuar nga të gjithë”, tha ai, raporton Gazeta Blic.

Sipas tij, kjo gjuhë e përdorur është vetëm një pjesë.

Ai ka thënë se në këtë parti ka probleme tjera.

“Nuk duhet harruar se LVV-ja sot është partia më e madhe në vend”, tha ai, raporton Gazeta Blic.

 

“Problemi I madh që u shpërfaq në VV, është se si një pjesë e njërzve në këtë parti nuk po pajtohen me mënyrën e funksionimit të kësaj partie”, tha ai.

Sipas tij, ka mospajtime për mënyrën dhe metodën se si tutje do të vazhdoj demokratizimi i VV-së.