fbpx
Kjo është data e saktë e fillimit të dialogut Kosovë-Serbi

Kjo është data e saktë e fillimit të dialogut Kosovë-Serbi

  09 Jun 2021

Një raund i ri i dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës do të mbahet në Bruksel më 15 qershor, njoftoi sot zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano, trasnmeton Kosova Post.

Pas takimit të Presidentit Serb Aleksandar Vuçiq me Matthew Palmer, i Dërguari Special i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun dhe Ambasadorët e SHBA dhe BE në Beograd, Vuçiq, ka theksuar se në takimet me zurtarët e SHBA-së dhe BE-së, pati takime dhe biseda shumë të mira dhe se ishin pajtuar që dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës duhet të rinisë së shpejti.

“ Unë besoj se mund të arrihet një zgjidhjeje kompromisi“, kishte shkruar atë kohë presidenti serb Aleksandër Vuçiq në Instagram.

Kujtojmë se para vizitës në Beograd dhe takimit me Aleksandër Vuçiq, Lajçak dhe Palmer kishin qëndruar në Kosovë dhe kishin zhvilluar bisedime me të gjithë udhëheqësit e institucioneve dhe të partive poltike atje, shkruan alo.rs. /Kosova Post/