Kjo është bukuroshja, që sipas PDK’së Kryetari i Lipjanit ia rregulloi dhëmbët

Kaltrina Neziri nga Lipjani në moshën 23 vjeçare u shpall Miss Kosova për vitin 2014. E që ajo të duket sa më bukur, kryetari i kësaj komune nga radhët e LDK’së, Imri Ahmeti i ka paguar bukuroshes nga Lipjani rregullimin e dhëmbëve.

Sipas deklaratave që Dega e PDK’së në Lipjan i ka dhënë për këtë çështje, udhëtimi i miss Kosovës për në Filipine ka dështuar dhe e njëjta me ato para ka bërë rregullimin e dhëmbëve.

E për gjithë këtë çështje, dega e PDK-së në këtë komunë, ka ngritur kallëzim penal ndaj Ahmetit ngase sipas tyre ai pas dështimit të udhëtimit, ka bërë shkelje ligjore, duke mos e anuluar vendimin dhe mjetet financiare i ka bartur në llogarinë e Kaltrina Nezirit për t’i përdorur për qëllime tjera.

Ky kallëzim penal i PDK-së së Lipjanit ndërlidhet me keqpërdorimin e pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 i KPRK-së.