Kjo është arsyeja pse PDK-ja me Veselin dhe Thaçin duan vazhdimin e dialogut

Kjo është arsyeja pse PDK-ja me Veselin dhe Thaçin duan vazhdimin e dialogut

  10 Apr 2019

Kurse në lidhje me atë se a janë të gatshëm Serbia dhe Kosova për dialog përfundimtar, Voca ka shtuar se Serbia nuk është e interesuar për një dialog përfundimtar, sepse politika në Serbi në përgjithësi i takon të njëjtit mentalitet politik sikurse ai i viteve të 90-ta.

Serbia dhe Kosova nuk janë ende të gatshme për dialogun përfundimtar, e statusi quo është ende një pauzë e madhe në dialog.

Kurse njohësi i integrimeve Evropiane Mirsad Voca ka thënë për “Bota sot” se kjo ndodhë për disa arsye që rezultojnë si nga politika e jashtme ndërkombëtare edhe nga politika e brendshme në Kosovë dhe Serbi.

Sipas tij, Bashkësia Ndërkombëtare nuk po përdorë mekanizma detyrues dhe nuk ka një qëndrim unifikues nga shtetet e zhvilluara lidhur me rezultatin final të dialogut.

“Nga këndvështrimi i brendshëm, Kosova si tërësi politike nuk është refuzuese ndaj dialogut mirëpo konjuktura aktuale politike në vend ka ndikuar që të ketë dallime në qëndrime sa i përket dialogut. LDK është e fokusuar në zgjedhjet e saj të brendshme dhe tani nuk shprehet e gatshme për t’u futur në ndonjë dialog me Serbinë. Pas zgjedhjeve të brendshme të saj, LDK si duket dëshiron sikurse VV zgjedhje të parakohshme, dhe vetëm pastaj do të ketë ndoshta gatishmëri nga LDK për dialog me Serbinë.

Lidhur me AAK-në dhe Haradinajn si kryeministër i Kosovës, natyrisht që llogaritjet e tyre janë se taksa do t’ju shërbejë në rast të zgjedhjeve parlamentare. Për këtë arsye, ata do të kënaqen edhe më shumë me këtë “status quo” përderisa taksa ndaj Serbisë mbetet në fuqi ani pse kontrabandimi me mallra serbe po lulëzon dhe po ngrit çështje si ajo e krimit të organizuar dhe e pasurimit joligjor të disa individëve”, ka thënë Voca.

Sipas tij, sa i përket VV-së kjo nuk i beson këtij lidershipi dhe dëshiron zgjedhje të cilat janë kundër një dialogu të tillë të personalizuar nga disa individë dhe për pasojë sllogani i tyre mbetet, protesta dhe zgjedhje të parakohshme.

“PDK-ja në krye me Kadri Veselin dhe me Hashim Thaçin si President i Kosovës, dëshiron e vetmja vazhdim të dialogut me një qasje të personalizuar. Nuk është për zgjedhje të parakohshme sepse konjuktura aktuale politike në vend ka bërë që në rast të zgjedhjeve do të dalin me shifra dekurajues. Po ashtu, kanë deklaruar zyrtarisht se nuk duan të bëjnë marrëveshje përfundimtare më Serbinë pa qenë pjesë e këtij dialogu edhe LDK”, ka thënë Voca.

Kurse në lidhje me atë se a janë të gatshëm Serbia dhe Kosova për dialog përfundimtar, Voca ka shtuar se Serbia nuk është e interesuar për një dialog përfundimtar, sepse politika në Serbi në përgjithësi i takon të njëjtit mentalitet politik sikurse ai i viteve të 90-ta.

“Politika e Serbisë, është po ajo e njëjta e tipit “tërheq e mos shkëput”, përmes të një të ashtuquajture marrëveshje përfundimtare, siç mëton ajo, ka vetëm dhe vetëm një qëllim dhe ai është që Serbia të avancohet në proceset integruese në BE. Megjithatë, Serbia nuk ka dhënë ende asnjë shenjë, se ka intencë të qartë për pranimin e mëvetësisë së Shtetit të Kosovës.

Serbia kurrë nuk ka qenë më aktive kundër Kosovës sidomos me politikën e saj të jashtme duke lobuar për tërheqje të njohjeve tek shtetet tjera ose për bllokim të tyre dhe duke penguar Kosovën në çdo ndërmarrje për t’u anëtarësuar në organizata të ndryshme ndërkombëtare si në UNESCO, Këshill të Evropës dhe Interpol. Aleksandër Vuçiq, ka po ashtu probleme të brendshme dhe po rrezikon “lëkundjen e karriges” së tij nga disa forca politike duke protestuar kundër tij në Serbi” ka thënë Voca.

Sipas tij, as Aleksandar Vuçiq-it nuk i konvenon tani një dialog përfundimtar ani pse ai bën lojën tek ndërkombëtarët për heqjen e taksës, dhe për rifillim të dialogut përfundimtar me Kosovën.

“Hashim Thaçi megjithëqë faktin se ka iniciuar delegacion shtetëror për një dialog me Serbinë, ai dëshiron pa mëdyshje si gjithnjë personalizim të marrëveshjes. Pastaj, ky delegacion i Kosovës nuk mund assesi të konsiderohet si legjitim dhe përfaqësues për një dialog të denjë jo vetëm me Serbinë si armiq shekullor që kemi mirëpo as me shtetet mike të Kosovës për së paku dy arsye esenciale dhe të thjeshta.

Mogherini ende nuk e ka pritur delegacionin e përzgjedhur të Kosovës, në instanca të larta të BE-së, dhe nuk është legjitim dhe përfaqësues sepse udhëhiqet nga dy figura që vijnë nga dy parti super minoritare, dhe ja pse duhet te kundërshtohet ky lloj delegacioni ta quajmë “sa për sy e faqe” i Kosovës. Kurse sa i përket Kosovës, duke u bazuar në detajet që i theksova më herët, dhe tani për arsyet e tyre të brendshme politike më shumë se për arsye nacionale, partive politike në Kosovë nuk u konvenon kjo periudhë për një dialog final me Serbinë”, ka thënë V9oca.

Ai konsideron se Kosova është e gatshme por akterët politik nuk janë te përgatitur sikur pothuaj çdo herë për dialog.

“Si rrjedhojë e mos përgatitjes së tyre kemi pasur vetëm rezultate që kanë krijuar situata të paqarta nga marrëveshje të caktuara nga kompromise të dhimbshme, që janë bërë në dëm të sovranitetit të Kosovës. Gjithë përfshirje apo ndarje të përgjegjësisë, ta quajmë si të duam pjesëmarrjen në këtë dialog për Republikën e Kosovës, partitë politike të së cilës nuk treguan se kanë gatishmëri për një dialog përfundimtar me Serbinë. Dhe tash së shpejti kemi zgjedhjet në BE, të cilat po ashtu ndikojnë në dialogun final midis Kosovës dhe Serbisë, duke e zbehur edhe më tej gatishmërinë aktuale të saj për marrëveshje finale”, ka thënë Voca.

Sipas tij, me ardhjen e akterëve të rinj në instancat e larta të BE-së, ndoshta do të krijohen mundësi tjera për marrëveshje.

“Duhet theksuar se BE ka problem me Britaninë e Madhe, apo me atë siç po e quajmë Brexit. Në rast se ka dalje (Brexit) pa marrëveshje ka rrezik të shkaktohen shkundje në tregun ekonomik evropian e ndërkombëtar, dhe këtë shqetësim e kanë paralajmëruar edhe kompanitë e përmasave të mëdha. Kështu që, BE tani ka si piroritet këtë rrethanë më shumë se çdo gjë tjetër, përfshirë këtu edhe situatën aktuale të Kosovës.

Politika e SHBA-së, nëse e limitojmë vetëm me departamentin e Shtetit të Presidentit Trump, patjetër se po tregon gatishmëri për dialog, mirëpo nuk është bërë trysni e duhur ndaj Serbisë. Dhe tani kemi një departament tjetër të shtetit me në krye Donald Trump, i cili ka ndryshuar rrjedhën e politikës së jashtme amerikane, i cili ka prioritete tjera, dhe nuk konsultohet me aleatet e përhershëm siç janë shtetet e zhvilluara të BE-së. Madje kjo politikë është e njëanshme ku herë ka kërcënuar BE-në me sanksione ekonomike, ka bërë tërheqje nga marrëveshje ndërkombëtare sikurse ajo e klimës, pastaj nga ajo për kontrollin bërthamor të Iranit, ka njohur njëanshmërisht Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe në fund po ashtu e ka nxitur Brexit-in.

Në njërën anë, një BE jo-unike duke u nisur nga qëndrimet e shteteve anëtare më të fuqishme të saj e të cilët shohin rezultate të ndryshme në fund të dialogut, një departament i Shtetit të Shba me në krye Donald Trump, i fokusuar më shumë në krijimin e marrëdhënieve të reja edhe me shtetet më kundërshtare të saj, e në anën tjetër një Kremlin që po zgjeron hapësirën ndërvepruese të influencës së saj sidomos në Evropë, përforcojnë edhe më shumë krijimin e një situate stagnuese sa i përket gatishmërisë për një dialog final midis Kosovës dhe Serbisë”, është shprehur njohësi i Integrimeve Evropiane Mirsad Voca.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.