Kjo është arsyeja pse dje u bllokua Facebook dhe Instagram

Kjo është arsyeja pse dje u bllokua Facebook dhe Instagram

  14 Mar 2019

Ditën e djeshme, pothuaj në gjithë botën aplikacionet si Facebook dhe instagram u bllokuan, duke lënë njerëzit të irrituar. Të shumtë ishin ata që pyesnin se çfarë dreqin po ndodh, por sot duket se është zbuluar arsyeja.

Sipas një artikulli të New York Times, bllokimi ose rënia lidhet me një çështje që prokurori federal amerikan Michael LaForgia ka ngritur kundër rrjetit Social Facebook.

Sipas New York Times, është ngritur një hetim kriminal pasi ka të dhëna se Facebook ka shitur detaje personale të përdoruesve ndaj kompanive gjigante si Apple, Google, Amazon dhe Microsoft, madje edhe ndaj kompanive që shesin armë apo ilaçe. Këto kompani përdorin të dhënat e më pas kontaktojnë me përdoruesit pa asnjë të drejtë duke i mbushur mendjen apo presionuar që të blejnë produktet.

Për këtë arsye specialistë brenda rrjetit ndërhynë ndoshta për të fshirë në kohë rekord materiale komprometuese. Ende nuk ka të dhëna të sakta, por kujtojmë që një bllokim i tillë, që edhe WhatsApp u prek për pak orë, pra me tre aplikacione të bllokuara nuk para ka ndodhur.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.