Kjo është 25 vjeçarja e cila ndërroi jetë në sallën e lindjes

Kjo është 25 vjeçarja e cila ndërroi jetë në sallën e lindjes

  23 Apr 2019

Është zbardhur një pjesë e ekspertizës mjeko- ligjore në lidhje me vd’ekjen tragjike të nënës 25 vjeçares Rexhina Dobrova, e cila humbi jetën ditën e djeshme në sallën e spitalit të Elbasanit gjatë lindjes së foshnjës së saj.

Sipas ekspertizës gjatë lindjes cezariane 25 vjeçarja ka patur probleme me koagulimin e gjakut, çka në fund i kanë sjellë dhe vdekjen.

“Për pasoje nga mpiksja e gjakut është bllokuar një nga venat kryesore që çon gjakun në mushkëri, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme”, thuhet në ekpertizë.

Koagulimi i gjakut nënkupton mpiksjen e tij çka bën që gjaku të trashet.

Familjarët kanë deklaruar se vajza e tyre ka shkuar me urgjencë në spital dhe më tutje është futur në sallën e lindjes. Dobrova ka shfaqur probleme të zemrës gjatë shtatzanisë, ndërkohë që mjeku kardiolog ka shkuar me vonesë në spital.

Më tutje pas ngjarjes tragjike, policia ka shoqëruar në komisariat dy mjekë, reanimatorin dhe kardiologun.

Njoftimi i policise

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasit:

M.I., 54 vjeç, banues në Elbasan dhe N.TH., 60 vjeç, banues në Cërrik, ( të dy me detyrë mjekë pranë Spitalit Rajonal Elbasan), pasi gjatë operacionit (për lindjen e fëmijës) ka ndërruar jetë shtetasja R.D., 25 vjeçe, banuese në Elbasan.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.